Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se protesta e 27 janarit e paralajmëruar nga opozita bëhet për të marrë Basha paratë e pallatit të prishur në Vlorë, pas vendimit nga gjykata e Strasburgut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se Sali Berisha ka arsye për të protestuar, pasi Shkëlzen Berisha është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për aferën me CEZ.

“Shkoni pas atij që e ka katandisur këtë parti në parti personale. Çfarë fitoi Basha nga protestat dhe nga çadra juaj? Protesta e 27 janarit është për paratë e pallatit të prishur në Vlorë. Kundër kujt do protestoni? Berisha ka arsye familjare për të protestuar se Shkëlzeni është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për çështjen CEZ. Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI-së. Dilni edhe për ta bashkë edhe me të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit”, tha Balla.