Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, uron Pashkët Ortodokse me një foto të ëmbël të vajzës së tij Melani, e cila shfaqet me një vezë të kuqe në dorë.
“Drita e Pashkës të na ndriçojë rrugën në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi, të na ndriçojë mendjet, të na hapë zemrat për më shumë besim e më shumë falje”, thotë mes të tjerash Balla në urimin e tij në “facebook”
“Pashkë të mbarë! Drita e Pashkës të na ndriçojë rrugën në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi, të na ndriçojë mendjet, të na hapë zemrat për më shumë besim e më shumë falje.
Të bëhemi më të mirë, të ndihmojmë më shumë ata që kanë nevojë, të falim më shumë dashuri dhe të dalim më të mirë e me ballin lart nga kjo sfidë.
Me shumë dashuri, Familja Balla”, shkruan Balla.





