Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar këtë të mërkurë 26-vjeçaren në Vlorë e cila u përdhunua nga tre persona.
Në një deklaratë për mediat ai theksoi se pandëshkueshmëria do të marrë fund ndërsa kërkoi besim te drejtësia.
“Nuk është e vërtetë që policia ka reaguar me vonesë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. E para është që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë pasi vajza mund të ishte motra jote, motra ime dhe motra e secilit prej nesh. Është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që u garantojë se do marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë që ka rënë pre e kësaj dhune. Kam ardhur këtu t’i ofrojë mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj dhe kini besim te drejtësia. Do ju lutem që edhe emrat e personave të dyshuar merrni me kujdes deri kur të shprehet drejtësia. Jam këtu për të dhënë një mesazh kundër dhunës seksuale. Apeli im është që hiqni dorë nga përdorimi I emrave dhe kini besim te drejtësia”-tha Balla.