Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor për çështjen “Becchetti” sepse bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën.

Balla tha se Avoakti i Shtetit dhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka kërkuar që informacionet për këtë proces të jenë konfidenciale dhe se kur gjyqi të ketë ecur më shumë në procesin juridik, atëherë mund të ngrite Komisioni hetimor.

Për dy Komisionet e tjera të kërkuara nga opozita, atë për zgjdhjet e 25 prillit dhe inceneratorët, Balla është shprehur se PD duhet të rifomulojë objektin e kërkesës së saj.

“Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor”, tha në një prononcim për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së