Vazhdon telenovela tashmë në serinë e 13-të lidhur me ballafaqimin e Emiljano Shullazit me biznesmenin Ylvi Beqja.

Siç është bërë tashmë e ditur, edhe këtë radhë seanca ka dështuar pasi as sot Shullazi nuk është paraqitur në seancën me dyer të mbyllura duke e detyruar gjykatën të shtyjë për të 13-n herë seancën gjyqësore të ballafaqimit mes tij dhe biznesmenit Beqja.

Në nisje të seancës, avokati i Shullazit bëri me dije se klienti i tij nuk ishte i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore.

Ndërkohë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar.