Ballist Morina bëhet sërish protagonist me një dron, kësaj radhe në Genova të Italisë. Njeriu që ngriti dronin në Beograd me flamurin e Shqipërisë së Madhe, Ismail Morina, është ndaluar në policia italiane dhe më pas është lënë i lirë brenda pak orësh. Siç shkruajnë mediat italiane, Ballist Morina, rezident në Milano, është ndaluar në Genova, sepse ishte duke drejtuar një dron të sofistikuar.
Morina është kapur në Monte Fasce, në Genova në një makinë, ku kishte edhe pajisjet e dronit. Në Itali droni është i ndaluar të përdoret në disa zona të caktuara si dhe jashtë orarit të përcaktuar, ashtu siç ishte duke bërë Ballist Morina. Gjithsesi, Ismail Morina nuk e ka ditur që ka qenë zonë e veçantë. Por një gjë është e sigurtë, pasioni i tij për dronët nuk hiqet.