27tetor 2015 – Ballist Morina do të kërkojë lirinë nesër në Gjykatën e Apelit. Personi i njohur për ngritjen e dronit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri një vit më parë u arrestua për armëmbajtje pa leje vetëm 24 orë para ndeshjes së kthimit në Elbasan.
Pasi Gjykata e Faktit e la në burg pa afat, nesër Ismail Morina, do të kërkojë rrëzimin e masës së sigurisë. Në orën 09:00, kur është caktuar seanca, para gjykatës kanë paralajmëruar protestë tifozët kuq e zi, në mbështetje të Morinës.
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në Ora News, ai tregoi se kishte kërkuar ndihmë nga ministri Tahiri, por ky i fundit nuk e kishte bërë dhe ishte detyruar që të mbante armë për vetëmbrojtje.
/portali DurresLajm/