Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ismail Morina njohur ndryshe si Ballist Morina pasi gjykata urdhëroi të merret në sallën e gjyqit. Ballisti nuk është paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranë edhe pse Gjykata e Lartë ndaj tij vendosi masën e arrestit shtëpiak. Ai kishte regjistruar banimin në Durrës, por nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.
Gjykata ka vendosur që Ballisti të sillet me forcë në gjykatë më 17 mars.