11 shtator 2015 – Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballist ka marrë të drejtën e autorit për “autochthonous”.
Këtë fakt e ka publikuar vetë Morinaj në Facebook, duke publikuar faksimilen e vendimit, të cilin e shoqëron me fjalët “e mbrojtur… Keni livadhis boll në shpinën e patriotizmit!”.
Kujtojmë se Ballisti ka ngritur flamurin e Shqipërisë midis stadiumit të Partizanit të Beogradit, në sfidën ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre pas futjes së tifozëve në fushë dhe rrahjes së futbollistëve shqiptarë.
/portali DurresLajm/