14 dhjetor 2014 – Ballisti Morina ka qenë në Prishtinë dhe ka vizituar grupimin e tifozëve “Plisat”. Siç duket, pavarësisht shumave të jashtëzakonshme që serbët ofrojnë për kokën e heroit të Beogradit, ai ende lëviz i lirë dhe me trimëri në trevat shqiptare dhe jo vetëm. Djali nga Kukësi ishte edhe në ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, atë ndaj Italisë, në miqësoren e luajtur në Genoa.
Një gjë dihet me siguri: Me gjithë këto “ecejake”, Ballisti po i çorienton serbët, sepse askush nuk e di destinacionin e tij të ardhshëm.





