15 dhjetor 2014 – Ismail Morina, i njohur të gjithë si Ballisti, personi që pushtoi qiellin serb me dronin e tij gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka vizituar kullën e Jasharajve në Prekaz. Ballisti ndodhet në Kosovë ku më parë vizitoi edhe tifogrupin e Plisave, ndërsa sot ka vizituar shtëpinë e heronjve kombëtarë, në Prekaz.
Ballisti ka postuar një fotografi në Facebook, përballë fotografisë së Adem Jasharit, ku shkruan: "Te legjenda…"





