Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar kryebashkiakun e bashkisë Kamëz Rakip Sulin, pasi sipas tij po abuzon me paratë publike dhe fondet e rindërtimit.
Në një deklaratë për mediat, Balliu tha Suli ka kryer abuzime të shkallës industriale si dhe bën me dije se ka autorizuar persona të tjerë për të bërë lidhjen e kontratave.
“Bashkia Kamëz, e drejtuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, ka kryer abuzime të shkallës indrustriale me paratë publike, sidomos me fondet e rindërtimit. Një ndër rastet e shumta është procedura e prokurimit për “Rikonstruksion të shkollës 9 Vjecare “Azem Hajdari” Zall Mner, Bashkia Kamëz”. Hajdutët e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, e kryejnë abuzimin dhe vjedhjen edhe për objekte, të cilat mbajnë emrin e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari.”
Gjithashtu, po ti referoheni edhe buletineve të tjerë, kjo shoqëri ka patur disa kontrata në proces, përpara se të shpallej fitues në Bashkinë Kamëz. Pra, të gjithë personat e përfshirë në këtë vjedhje dhe abuzim me fondet publike, minimalisht të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe titullari i Autoritetit Kontraktor që ka miratuar raportin përmbledhës dhe ka lidhur kontratën, për mbajtjen e dy standardeve në vlerësimin e ofertave, me pasojë shkeljen e ligjit, do të marrin së ndëshkimin e merituar. Së fundmi, duke qenë se Kryetari në ikje Rakip Suli, ka menduar se duke autorizuar persona të tjerë për të bërë miratimin e raportit përmbledhës dhe lidhjen e kontratave, do të shpëtojë vetë, i bëjme me dije se nuk e shmang dot ndjekjen penale.I sugjerojmë personit të autorizuar prej tij, të bëhet bashkëpuntor me drejtësinë.
I bëjmë me dije Rakip Sulit se, bazuar në nenin 73 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, je direkt personi përgjegjës që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor, për caktimin e personave përgjegjës. Pra, Z. Rakip Suli duhet ta mësojë që personi i autorizuar prej tij ka kompetencën vetëm për procesin e prokurimit, por nuk është personi që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor”, tha Balliu.