Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24 tha se Klement Balilin nuk e arrestuan, por ky i fundit është vetëdorëzuar në polici.

Balliu deklaroi se për sa kohë do të jetë Rama kryeministër i vendit, Balili mund të shpallet fitues tenderash njëlloj si Edmond Bego.

"Sot nuk kemi një luftë kundër krimit, sepse nuk mund të presim që Polica të arrestojë persona të tillë .Edhe kur u arrestua Pablo Eskobar, qeveria bënte negociata. Në Shqipëri ajo që do ndodhi sa kohë që është Edi Rama, shumë shpejt Balilin mund ta shihni teksa fiton një tender si Edmond Bego. E para ne këtu duhet të kuptojmë se çfarë loje po luan Rama", tha ai.