Në protestën para Bashkisë së Tiranës ka folur edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.
Klevis Balliu: Policia sot më shumë se kurrë duhej të ishte në krah të qytetarëve. Hajdutin e keni prapa jush. Këta këtu janë si ju. Ata të cilët po bëjnë foto, nuk ka nevojë të bëjnë foto, ne vijmë këtu deri sa të fitojë kjo kauzë. Se nuk fshihet kush do që të vijë ketu, por fshihen ata që rrinë pas asaj dere, sepse u vjen turp, u vjen zor sepse kanë bërë krim dhe nuk dalin dot në shesh përballë qytetarëve dhe ju sjellin ju këtu që ju bën 500 euro kapelja dhe keni 450 euro rroga.
Ndërkohë ju kërkojnë që të përplaseni me qytetarët që këtë ta ruajnë milionat e eurove të veta. Po sikur gjithë ky zell që tregon ky shtet ndaj qytetarëve, të tregohej ndaj krimit. Po sikur gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve të tregohej ndaj hajdutëve. Apo të ishim ne kriminelë në parlament, trafikantë në parlament, ne bashki, trafikantë në qeveri. Jo. Por ju detyrojnë të merreni gjithë ditën me qytetarët që të bëjnë qejf kriminelët, të bëjnë qejf banditët.