Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç deklaron se vendi i tij nuk i është bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” dhe për këtë arsye nuk do të jetë i pranishëm në takimin që do të zhvillohet ditën e nesërme në Beograd.
Krivokapiç thotë se nuk shikon ndonjë ndryshim mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, teksa thekson se mbështet bashkëpunimin rajonal.
“Nuk shoh ndonjë dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë. Unë jam për pavarësi, por ka institucione që do të kenë autoritet për të siguruar që në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të bëjmë një hap përpara”, ka thënë Krivokapiç.





