Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një takim me qytetarët në Bulqizë ka reaguar për vendimin e ERE, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që konsumojnë më shumë se 800kWh.

Në fjalën e saj, Balluku tha se ERE miraton çmimin për energjinë elektrike, por aplikimi nëse do të rritet apo jo i takon qeverisë. Ministrja shtoi se fasha 800 kWh ka të bëjë vetëm me ato konsumatorë që kanë konsum të lartë të energjisë.

Të gjithë televizionet thonë u vendos rritja e çmimit të ERE miraton çmimin e energjisë, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Në muajin Tetor, jemi duke pritur të gjitha të dhënat përsa i përket konsumit. Shqiptarët kanë shpenzuar 5% më pak energji. Në javën e parë të Nëntorit presim të kemi reshje për Kaskadën e Drinit, që do të sjellë që qeveria të mos aplikojë as në muajin Nëntor fashën 800 kWh. Energjia nuk ka ndryshuar është 9,5 lekë. Askush nuk e ka ndjerë krizën energjitike sepse qeveria i ka mbrojtur konsumatorët. Fasha 800 kWh ka të bëjë vetëm me ato konsumatorë që kanë konsum të lartë. Mbi 800 kWh orë janë ato familje që dëshirojnë të kenë një pishinë, një “çiller” dhe jo një kondicioner të zakonshëm. Qeveria nuk mbron konsumin e luksit. ERE ka nxjerrë një çmim nëse fasha do të vendoset gjatë muajit Nëntor, nëse fasha do të vendoset ne do ta analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, bazuar në të gjitha tregjet e çmimet e tregut të importit që ndikohen nga situata gjeopolitike”, tha Balluku.