Ministrja Belinda Balluku ka vizituar banesat e dëmtuara në Dibër nga tërmeti mbrëmjen e djeshme. Ajo shprehte se do merren masa për secilën nga banesat që janë dëmtuar nga tërmeti dhe se të gjitha grupet së bashku me Institutin e Ndërtimit janë në terren.

Belinda Balliku: Kemi pasur një mbledhje të shtabeve të të katërta bashkive tani për të koordinuar punën që me thënë të drejtën, duke nisur nga momenti i mbrëmshëm kanë qenë të gjithë grupet në terren. Tashmë është bashkuar edhe Instituti i i Ndërtimit me tre grupe për të bërë vlerësimin e dëmtimeve që janë bërë nga qytetarët dhe do të merren masa për secilën nga banesat që konsiderohet që është dëmtuar nga tërmeti i fundit. Numri i ndërtesave të dëmtuara deri tani është i paidentifikuar, ne flasim për ankesat që kanë bërë qytetarët. Mbrëmë kanë qenë 10 këtu në Klos, numri vazhdon e shtohet sepse identifikojnë problematikat që kanë. Duhet të kemi parasysh kemi zona ku ka shtëpi të amortizuara, megjithatë është edhe Instituti i ndërtimit në terren me tre grupe specialistësh për t’i parë se cilat janë dëmtimet që kanë ardhur nga tërmeti.

E pyetur nga gazetarja se si do procedohet me shtëpitë që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e tërmetit të 26 Nëntorit 2019, aty ndërhyri prefekti i Dibrës, ku thotë se në fund të vitit 2022 janë dëmshpërblyer të gjithë banesat e dëmtuara nga dy tërmetet e 2019. Po ashtu edhe në Bulqizë nga tërmeti i 2021 janë dëmshpërblyer të gjithë banorët.

Balluku: Ajo që duhet thënë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari, duhet patur parasysh që dëmshpërblimi që i është dhënë për tërmetin duhet përdorur për të rikonstruktuar shtëpitë dhe jo për përdorim familjar.