Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim në Nju-Jork, me presidentin e Kongresit Botëror Hebraik, Roland Lauder.
“Lauder është një filantropist i shquar, aktivist politik dhe diplomat, por mbi të gjitha një mik i mirë i shqiptarëve dhe mirënjohës për gjithçka populli ynë ka bërë”, u shpreh Balluku.
Zëvendëskryeministrja Balluku ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara, për diskutimin e axhendës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Qeveria shqiptare dhe parlamenti janë angazhuar prej kohësh në këtë axhendë, duke arritur rezultate konkrete dhe duke e kthyer vendin tonë një shembull, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë.