“Synojmë të përfundojë në qershor 2024”. Kështu premtonte në shkurtin e 2023-shit ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, sipas së cilës, aksi nacional Korçë-Ersekë do të ishte gati në qershor, por edhe pse qershori ka muaj që ka kaluar rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Ata nuk mund ta përdorin aksin rrugor pas shembjes që pësoi në lotin e dytë.

Aktualisht rruga është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.