Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka propozuar si kandidat për postin e Administratorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Skerdi Drenovën. Këtë post më parë e mbante Klodian Gradeci, i cili dha dorëheqjen mesditën e sotme.

Ndërsa propozimi i ri, Skerdi Drenova ka qenë deri disa muaj më parë si drejtor i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës.

Burime bënë të ditur se ai është shkarkuar nga ky funksion nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj, ndërkohë që sot është propozuar për të qenë administratori i OST.

Para se të drejtonte inspektoriatin e Bashkisë së Tiranës, Skerdi Drenova deri në vitin 2015 ka qenë në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, ku ka udhëhequr produksione të tilla si “Tjetri”, “Master Chef”, “Big Brother”, “E diell”, “Pasdite në Top Channel”, “100 Milionë”, “The Voice of Albania” e disa programe të tjera.