Ministrja e Energjisë dhe njëkohësisht zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u pyet mbi miratimin e vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për hyrjen në fuqi nga 1 tetori të fashës prej 800kw.
Në deklaratën për mediat, Balluku tha se qeveria kishte të drejtën të merrte një tjetër vendim në varësi të situatës dhetë kushteve të prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentrale. Ndërsa shpjegoi se rritja nuk kishte hyrë në fuqi nga 1 Tetori.
Belinda Balluku: Fasha 800kw, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit. Ne i kemi bërë kërkesën dhe ERE ka marrë vendimin që çmimi miratohet. Tani qeveria shqiptare ka të drejtën që të aplikojë apo jo fashën. Ne jemi të lumtur që ia kemi dalë, për të mos e aplikuar fashën në tetor. Pra ERE ka marrë vendimin për fashën e caktuar, ndërsa qeveria shqiptare ka marrë vendim për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset.