Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi në mbledhjen e Komitetit të Energjisë se situata në Shqipëri pas reshjeve të shiut është shumë e qetë.

Ajo ritheksoi edhe njëherë se nuk ka nevojë për panik tek qytetarët, pasi nuk do të ketë as rritje çmimi dhe as ndërprerje të energjisë elektrike.

Nuk ka vend për panik, por kemi zgjedhur të informojmë qytetarët për transparencë, pasi ka patur një interes shumë të fortë nga publiku. Ne kemi folur edhe për krizën energjetike botërore, flasim për mungesë së energjisë elektrike edhe në botë. Ne e kemi garantuar që nga momenti i parë që nuk do të ketë as mungesë të energjisë elektrike dhe as rritje të çmimeve për familjet shqiptare dhe as për biznesin e vogël”, tha Balluku.