Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se në një ekonomi tregu, shteti nuk mund të ndërhyjë për të kontrolluar çmimet. 

Balluku tha se ne kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndaj qeveria u detyrua të krijojë dy borde, për të mbrojtur konsumatorët.

Balluku:

“Ky është një moment i vështirë për të gjithë. Lufta ka ndikuar kudo dhe ka hyrë në çdo tryezë. Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë. Spekulime në kohë lufte, ka më shumë se në ditë normale. Fakti që ne kemi ngritur dy borde, tregon që ne kemi indeicet tona që mund të spekulohet.

Në një ekonomi tregu, nuk ka të drejtë shteti të kontrollojë çmimet, por ndodhemi në një gjendje emergjence. Këtu bëhet fjalë që qeveria i ka dhënë priotitet mbrojtjes së konsumatorit.  Shteti do mundohet t’i mbajë paketat sociale, por shpresojmë se lufta të do të mbarojë shpejt.

I kemi marrë të gjitha masat për të përballuar krizën. Shqipëria ka patur edhe një problematike para pandemisë, kemi pasur edhe tërmetin. Por, jam e sigurt se do t’ia dalim.”