Kina i është përgjigjur akuzave të SHBA-së për lëshimin e një balone “spiunazhi” mbi hapësirën ajrore të saj.

Sipas BBC, autoritetet kineze thonë se balona në të vërtetë është një “avion” civil që kishte devijuar nga rruga e planifikuar. Ato shtojnë se ky avion është vendosur në lëvizje për qëllime meteorologjike.

Ministria e Jashtme e Kinës, në një deklaratë zyrtare kërkon falje për hyrjen e paqëllimshme në hapësirën ajrore amerikane.

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë.

Ata fillimisht besuan se baloni është një objekt i përdorur për spiunazh.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e rrëzonin balonën për shkak të rrezikut të shkaktuar nga rënia e mbeturinave dhe përdorimit të kufizuar të çdo inteligjence që pajisja mund të mblidhte, tha zyrtari i mbrojtjes amerikane.