Një festival me balona në Tajvan u kthye në një event të frikshëm për pjesëmarrësit, kur një vajzë 3-vjeçare u ngatërrua në bishtin e një prej balonave gjigante, duke fluturuar lart në ajër.

Videoja e aksidentit, e cila po qarkullon gjerësisht në mediat sociale, tregon disa njerëz që përgatisnin balonën e madhe për fluturim pranë një turme shikuesish.

Balona duket teksa tundet nga era e fortë. Pastaj, organizatorët e lëshuan dhe ajo fluturoi, duke marrë me vete edhe një fëmijë që varet nga bishti. Nuk është e qartë se sa afër balonës ishte fëmija në tokë, apo si u kap pas saj.

Vajza u dërgua menjëherë në spital me nënën dhe stafin e festivalit. Fatmirësisht ajo pësoi vetëm disa lëndime të vogla dhe gërvishtje në fytyrë dhe qafë.