Futbollisti Mario Baloteli është gjithmonë në qendër të mediave sportive për shkak të skandaleve që ai shkakton.

Të dielën që shkoi gjatë ndeshjes Inter-Kievo, tifozët zikaltër e fyen vazhdimisht me kore raciste, gjë që i kushtoi Interit një gjobë, ndërsa dje ka ardhur edhe përgjigja e Super Marios.

Më mirë të jem një majmun, sesa idiot interist si ju”, shkroi ai.  Postimi qëndroj vetëm për pak orë dhe më pas u fshi.

Nga ana tjetër Milani reagoi duke mohuar se ajo faqe ka qenë e Balotelit: “Mario nuk ka asnjë profil në rrjetet sociale, kështu që gjithçka është shfaqur, janë false”