Mario Baloteli po shkon të luajë në Rumani.
Media vendase “GSP” raporton se ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Mançester Sitit, Liverpulit dhe Breshas ka nisur bisedimet me kampionët e Rumanisë CRF Kluzh.
Klubi ballkanas nuk do të paguajë asnjë para për “Super Marion” pasi futbollistit iu ndërpre kontrata nga Bresha për shkak të mosparaqitjes në stërvitje.





