Itali, 4 gusht 2014 – Mario Balotelli tashmë na ka treguar se di të shënojë gola në portat kundërshtare.

Qëndrimi i tij dhe sjellja në fushë dhe jashtë saj nganjëherë nuk janë ato të dëshiruarat, por kualitetet e tij janë të pamohueshme.

Derisa të gjithë e kemi parë duke luajtur në fushat e futbollit, Balotelli ka vendosur të tregojë se di të luajë edhe basketboll.

Gjatë një seance stërvitore të Milanit në palestër, ai e bëri një zhytje të bukur me një dorë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/