Itali, 28 qershor 2014 – Mario Balotelli falas te Juventus. Lajmi që mund të trondisë merkaton e verës në Itali vjen nga e përditshmja torineze "TuutoSport". Sipas pas saj, kanë nisur bisedimet mes agjentit të sulmuesit Mino Raiola dhe Drejtorit të Përgjithshëm të kampionëve të Italisë Giuseppe Marotta.

"Dëgjo Beppe. Balotellin do të ta sjell falas te Juventus. E marr unë nga Milani nëpërmjet një lidhje financiare me një shoqëri futbollistike të huaj, gjithçka e lejuar në disa shtete", i ka thënë Raiola Marottas.

Ka edhe më shumë: të enjten në mbrëmje, në Milano është zhvilluar një tjetër takim mes palëve, ndërsa Raiola është takuar zyrtarisht me Drejtorin Sportiv të Juventus, Parazici. Priten zhvillime të reja në ditët dhe javët në vazhdim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/