DURRËS, 26 TETOR 2014 – Mario Balotelli tashmë është i "pashitshëm". Ne nuk jemi të çmendur, por ky është realiteti i trishtë i sulmuesit plot talent por që tani nuk e do më akush! Sipas asaj që shkruan "Daily Mirror", Liverpool do të shesë italianin që në merkaton e janarit, por vështirë se mund të gjejë blerës për të. Ish sulmuesi i Milanit nuk ka shënuar ende golin e parë në Premeir League, megjithëse ka luajtur 10 ndeshje, 599 minuta, ka bërë 26 gjuajtje dhe vetëm një prej tyre ka përfunduar në portë. Një agjent futbolli ka thënë për gazetën angleze: "Liverpool ishte stacioni i rradhës në karrierën e Balotellit por ai mori sërish rrugën e gabuar. Kush e do tani?".63 milionët që ofronte PSG kur Balotelli vishte fanellën e Manchester Cityt duket thjesht një kujtim i së shkuarës.





