Sulmuesi i Marseille, Mario Balotelli rrezikon të pezullohet për 8 ndeshje për shkak të një incidenti me një lojtar kundërshtar në lojën pa top. Në humbjen 2-0 ndaj Bordeaux, sulmuesi italian është përfshirë me një duel me mbrojtësin Pablo Castro, të cilin e ka goditur në luftën pa top.

Për pasojë lojtarit iu thye hunda. Arbtitri nuk arriti ta kapë një moment të tillë, por provat filmiket do të përdoren për të parë pamjet e atij incidenti dhe Komisioni i Disiplinës do të analizojë gjithçka dhe në bazë të tyre, dënimi për raste të tilla parashikohet nga 5 deri në 8 ndeshje.

Nëse konfirmohet një dënim maksimal, atëherë Balotelli nuk do të luajë më për asnjë ndeshje këtë sezon, pasi janë edhe 7 javë para fundit të kampionatit. Balotelli kaloi në janar nga Nice te Marseille, aty ku është përshtatur mirë dhe ka ardhur në formë duke shënuar 7 gola në 10 ndeshje.