Angli, 14 shtator 2014 – Pas ndarjes nga e dashura e tij, Fanny Neguesha, Balotelli i është rikthyer koleksionit të femrave.
E përditshmja britanike “The Mirror” ka zbuluar flirtin e futbollistit italian me parukieren Emma Dalton, tifoze e çmendur e Liverpulit, skuadër ku Mario Balotelli është transferuar së fundmi.
Emma ia tregoi gjithçka një mikut të saj: “Bëmë seks për tre orë në shtëpinë e tij, gjatë aktit më tregoi se seksi i pëlqen shumë dhe e ndihmon të luajë më mirë. Pasi përfunduam, ai më la në mes të rrugës ku të merrja një taksi, edhe pse ishte natë. Mendova se ishte i rritur dhe i pjekur, por nuk ishte kështu. Ditën tjetër më mori në telefon, duke më thënë se donte të ishte vetëm një shok për mua".
Ndërsa Emma në shenjë hakmarrje i dërgoi një foto të fundshpinës së saj me një “X” të kuq të madh, poshtë së cilës ishin inicialet, MB. “Eliminohet”!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





