MANCHESTER – Pasi ndërprenë lidhjen e tyre në muajin prill, Raffaella Fico e informoi Mario Balotellin se pret fëmijën e tyre.
Mario kishte vendosur që nuk do ta pranonte kaq lehtë, kështu që kërkoi të bëhet testi i atësisë. Çifti u pajtua në muajin shtator ndërsa së fundi u ndanë përsëri, me sa duket për shkak se futbollisti italian nuk është i gatshëm për martesë. Modelistja italiane në fillim të muajit dhjetori lindi vogëlushen, Pia, të cilën Balotelli ende nuk ka pasur rast ta shohë.
Ylli i Manchester Cityt vikendin e ka kaluar në shoqëri të modelistes belge, Fanny Roberts.
Balotelli modelisten 21-vjeçare belge e dërgoi për darkë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Fanny, i tha njërit prej gazetarëve që ajo dhe Balotelli janë më shumë se miq. Nuk dihet se si janë njoftuar, por siç shkruajnë mediet e huaja, Balotellit ajo i pëlqeu shumë.
Përndryshe ajo jeton në Paris ndërsa Balotelli e ka paguar për të ardhur në Manchester, që të kalojë kohën me të. Në profilin e saj në Facebook, Fanny e përshkruan veten si një modele profesioniste, aktore, valltare dhe këngëtare.
Gjersa Balotelli po argëtohet, Raffaella të enjten u largua nga spitali dhe shoqëruar nga miqtë dhe nëna arriti në shtëpi me vajzën e saj.