Itali, 10 qershor 2014 – Sulmuesi i Italisë dhe Milanit Mario Balotelli do të martohet me showgirl-in Fanny Neguesha. Lajmi është dhënë nga vetë futbollisti nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram dhe Twitter.
Në imazh duket një unazë dhe komenti i Balotellit: "Ka thënë po, po-ja më e rëndësishme e jetës sime". Aty tregohet edhe plazhi ku Mario i ka propozuar Fanny-t dhe mesazhi mbyllet me fjalët: "Je t'aime my WIFE" (të dua gruaja ime).
Së fundmi Fanny Neguesha ka udhëtuar drejt Brazilit ku i është bashkuar të dashurit të saj.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





