Me policët rrugorë është ndjerë në faj dhe i ka thënë: “Më falni, për shembullin e keq që po jap!”, por ngarja e makinës Ferrari me 200 km/h në autostradë i ka kushtuar shumë Mario Balotelli-t, një gjobë e majme në fillim dhe dhe -5 pikë nga patenta.
Episodi ka ndodhur të shtunën pasdite kur një patrullë në Brescia (Itali) ndaloi në fillim një Lamborgini dhe më pas një Ferrari me targa franceze me dyfishin e shpejtësisë së lejuar. Nga Padova deri në Brescia dy veturat kanë shkelur kodin rrugor. Menjëherë, policia ndali dy makinat për të cilat radari tregoi 200 km/h. Në makinën Lamborgini ishte një shtetas italian, mik i “SuperMario”, ndërsa Ferrari i kuq i ndalur po “pilotohej” nga vetë Balotelli, sulmuesi i Nice që nuk është i ri në të tilla bëma.