Mario Balotelli godet sërish. Sulmuesi i njohur është bërë sërish protagonist në rrjetet sociale duke ironizuar mjaft keq Kim Kardashian për disa foto të publikuara disa ditë më parë nga mediat angleze.

Bomberi i Nice ka postuar një foto në rrjetet sociale duke e shoqëruar dhe me një shkrim i cili i drejtohet dhe bashkëshortit të Kim, Kanye West. "Seriozisht, çfarë dreqin janë këto? Kanye si ja bën me këto? e Tmerrshme! Femra e vetme që është bërë keq nga ndërhyrjet kirugjikale. Të shpifura",- ka shkruar Balotelli. Edhe pse vonë Mario di si të lërë shenjë dhe të bëhet protagonist në media.