Angli, 23 gusht 2014 – Kur bëhet fjalë për transferime të futbollistëve si Mario Balotelli sigurisht që edhe zhurma në media dhe në rrjetet sociale do të jetë e madhe.
Sulmuesi i kombëtares italiane ka lënë Milanin për tu rikthyer në Angli por kësaj rradhe me fanellën e Liverpool.
Menjëherë pas publikimit të lajmit tifozë italianë dhe jo vetëm kanë komentuar në mënyrë shumë ironike dhe komike transferimin e SuperMarios në "Anfield Road".
Madje ka edhe nga ata që e kanë quajtur si "blerjen më të mirë" të Milanit në merkato.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





