ITALI– Milani duket se është shumë pranë transferimit të sulmuesit Mario Balotelli nga skuadra e Manchester City-t.
Lajmin e ka bërë të ditur sot tabloidi britanik “The Sun”, i cili shkruan se kampionët e Anglisë shumë shpejt do të zyrtarizojnë largimin e sulmuesit italian për një shifër prej 17 milionë paundësh.
“The Sun” shton gjithashtu se Milan do të ofrojë edhe mesfushorin Kevin-Prince Boateng krahas shumës së kërkuar nga Manchester City për Balotellin.