Kanë mbetur vetëm disa orë në dispozicion të skuadrës së Milan për të mbyllur marrëveshjen me Manchester Sitin, për transferimin e Mario Balotellit, në radhët e skuadrës kuq e zi. Diskutimet mes drejtuesve të Milan dhe atyre të “Qytetarëve Britanikë”, vazhdojnë me intensitet të lartë për të mbyllur këtë tratativë që prej ditësh ka zënë faqet e para të gazetave ndërkombëtare.
Sipas mediave britanike, thuhet se agjenti i lojtarit Mino Rajola, është në ishullin britanik për të diskutuar përfundimisht me drejtuesit e Sitit rreth rikthimit të Balotellit në Milano. Në ditët e ardhëshme, pritet që oferta e bërë nga skuadra e Milan prej 20 milion Eurosh të pranohet nga skuadra britanike. Këto të fundit kërkojnë 2 milion Euro më shumë se sa kuq e zintë ofrojnë për kartonin e Supermarios. Tani mbetet që në orët e ardhëshme të zyrtarizohet gjithëçka rreth këtij transferimi.
Ndërsa ajo që ka çuditur të gjithë në orët e fundit është se edhe skuadra e Juventusit ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit Italian. Sipas “Skay Sport”, raportohet se drejtuesit bardhë e zi janë tashmë zyrtarisht në garë me skuadrën e Milanit për të marrë shërbimet e sulmuesit me ngjyrë.
Edhe pse Milan me Mino Rajolën në krye dhe Adriano Galianin, duken më afër marrëveshjes me drejtuesit e Sitit për kartonin e Balotelit, gjithëçka mund të ndodhë në orët e fundit të merkatos ku Juventusi me shumë probleme në repartin ofensiv, mund të bëjë surprizën e radhës. Bardhë e zinjtë kërkojnë që ta zhvendosin destiancionin e Balotelit nga Milano për në Torino, por nëse do t’ia arrijnë qëllimit apo jo mbetet për tu parë në orët e fundit të merkatos e cila tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj.