Edhe pse në moshën 35-vjeçare, sulmuesi italian Mario Balotelli nuk ka ndërmend të ndalet.Sipas gazetarit sportiv Gianluca Di Marzio, “Super Mario” ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028-të me Al-Ittifaq në Dubai.

Në nivel ekipor, Balotelli ka fituar gjithçka, nga Serie A, Premier League e deri te Champions League.

Dopieta kundër Gjermanisë në gjysmëfinalen e “EURO 2012”, do të mbetet momenti më kulminant në karrierën e Mario Balotellit, i njohur gjerësisht edhe për tipin problematik.