DURRËS, 23 tetor 2014– Një tjetër gjest i Mario Balotellit, që frustron trajnerin e Liverpool, Brendan Rodgers. Mario në pauzë të ndeshjes Liverpool – Real Madrid, duke shkuar në dhomat e zhveshjes ndërron fanellat me mbrojtësin e Realit, Pepe, dhe gjesti i tij penalizoi skuadrën pasi italiani është zëvendësuar menjëherë me Adal Lallana. “Është hera e parë që shoh dhe dëgjoj që Balotelli e ndërron fanellën në pushim të dy pjesëve, dhe unë nuk jam i lumtur me këtë. Ky gjest nuk është diçka që unë qëndroj pas. Kjo le të ndodhë në vendet tjera , por nëse ndodh këtu unë merrem me këtë çështje” deklaroi Rodgers që nuk po arrin paqe me Balotellin që edhe në Liverpool do të jetë një transferim i dështuar.





