Ylli italian i futbollit, Mario Balotelli, ka pasur shumë arsye që të bëhet nervoz këto ditë, pasi e dashura e tij, modele e Playboy, është ndarë nga ai për t’u bashkuar me reperin Trey Songz. Tabby Brown kërkoi të ndahej nga Balotelli për shkak se ishte e ngopur nga prania e femrave tjera në jetën e tij dhe sidomos e shqetësonte fakti se Balo thoshte se ato janë mikesha të tij.
Dhe ajo ka reaguar menjëherë duke u lidhur me yllin amerikan, reperin Trey Songz. Balotelli është prekur nga kjo, pasi në po të njëjtën dite ishte zënë edhe me trajnerin e tij, Roberto Mancinin.
‘Vërtet kjo e preku atë. Ai u nervozua dhe tentoi ta ndjekte Tabbyn. Ai ndoshta kurrë më parë nuk është lënë nga një femër. Ajo nuk kishte vëmendje dhe Trey e zuri vendin e tij’, ka thënë një prej miqve të Tabbyt.
Edhe Balotelli, i cili është në pritje të fëmijës së parë me ish të dashurën Rafaella Fico, por edhe Tabby Brown kanë refuzuar që të komentojnë mbi këtë çështje.