Ai është konsideruar si një nga talentet e çuara dëm pasi shumë faktorë po e çojnë drejt një fundi karriere të parakohshëm. Bëhet fjalë për Mario Balotelli që ndërsa shokët e tij janë duke u stërvitur në turne të ndryshme, ai luan në pishinë me vajzën e tij Pia. Tashmë edhe klubi i tij Liverpool kërkon ta largojë.
“Të kuqtë” nuk e kanë marrë me vete në turneun që po zhvillojnë jashtë Anglisë ndërsa i është komunikuar se nuk është në planet e sëzonit të ardhshëm dhe se për të do të gjendet një zgjidhje më vonë.Orët e fundit është përmendur emri i Napolit, që sipas agjentit të tij Raiola është një mënyrë e mirë për t’u kthyer në nivelet e larta. Megjithatë në një telefonatë të bërë me presidentin De Laurentiis ai ka marrë një përgjigje negative.
Duket se ai po mendon një tjetër pistë për të zëvendësuar Higuain dhe që mund të jetë Icardi.
Një tjetër pistë është Ajax. Skuadra holandeze largoi Milik drejt Napolit, por edhe kjo skuadër ka dhënë një përgjigje të ftohtë. Mediat kanë zbuluar një tjetër pistë që mund të jetë Turqia dhe në mënyrë të veçantë është Besiktash. Por presidenti i skuadrës Fikret Orman i pyetur për këtë çështje ka dhënë një përgjigje të prerë. “Balotelli? Jo. Faleminderit”.





