Është një nga balsamët më efikasë që mund të përdoret për flokët, pa kosto dhe antialergjik. Dhe para së gjithash jo i ndërlikuar. Mjaftojnë dy përbërës të vetëm për të përgatitur një balsam me fuqi të madhe vepruese: ujë dhe një grusht farash lini. Për përgatitjen duhen më pak se 10 minuta: flokë të bukur në pak kohë, jo para të shpenzuara, asnjë humbje në ambient dhe asnjë kimikat.

Ju duhen:

  • -1 litër ujë
  • -30 gram farash lini
  • -Një sitë
  • -Një tenxhere me presion
  • -Një shishe bosh

Përgatitja:

  1. 1. Vendosni farat e linit dhe ujin në tenxheren me presion.
  2. 2. Ziejeni për 10 minuta.
  3. 3. Kulloni përbërjen e përftuar. Kur përbërja të jetë e ngrohtë është ende e lëngshme, por kur ftohet, trashet. Mos e zieni shumë, pasi balsami do të dalë shumë solid.
  4. 4. Përdoreni duke masazhuar flokët e lagur si balsam normal.
  5. 5. Shpëlani flokët.