Moti i keq me reshje të dendura shiu përgjatë ditëve të fundit dhe mbi të gjitha gjatë mbrëmjes së të martës, ka shkaktuar sërish rrëshqitjen e dherave në Currila.
Për pasojë, rruga në fund kur përfundon trafikndarësja, e mbuluar nga balta, paraqitet më rëndë se pjesa tjetër, zonë kjo që gjithnjë është problematike në kohë shirash në Durrës.
Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash.
Kjo sjell vështirësi në kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, në një nga pikat që është më e frekuentuar nga të rinjtë, qytetarët e Durrësit si dhe ata që vijnë për pushime në qytetin bregdetar.
Sa herë që ka reshje shiu të dendura, durrsakët tashmë janë mësuar sa kohë nuk i jepet zgjidhje nga autoritetet: vendin e tyre të preferuar ta shohin të mbuluar me baltë!





