Itali, 8 maj 2014 – Policia italiane pas një pune të gjatë investigative arriti të zbardhë emrat e katër personave, që kryen grabitjen e Vilës Monastier në 14 nëntor,2013.

Luis Fejzi Kulluri, 24 vjeç nga Dukati, Vlorë u arrestua si një nga pjesëmarrësit në grabitje. Për të provuar pjesëmarrjen e Kullurit në grabitje, u kryen analizat e baltës së atleteve dhe rrobave të Kullurit dhe rezultoi e njëjta baltë me atë të vilës Monastier. Balta ishte krejt e ndryshme nga balta që gjendej afër shtëpisë së Kullurit në qytezën e  San Dona Di Piave-s.

Analizat e gjurmëve të AND-së të gjetura në mjetet e përdorura në grabitje po ashtu e bëjnë Kullurin pjesëmarrës në grabitje.

Mbi të rëndojnë akuzat e grabitjes me dhunë në rrethana rënduese, heqje e paligjshme e lirisë së personit dhe thyerje e masës së sigurisë arrest shtëpie. Policia ka shpallur në kërkim edhe dy pjesëtarë të tjerë të kësaj bande, që ka arritur më së fundmi t’i identifikojë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/