Shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” është revoltuar me moderatorin Blendi Fevziu, i cili e ka quajtur të kotë e pa sens debatin e këtyre ditëve mes historianëve për kampin e Tepelenës.

Pas përfundimit të emisionit të mbrëmshëm, Tufa ka bërë të ditur se është betuar se nuk do t’i shkelë kurrë më Fevziut në studio, ndërsa e ka quajtur një dështak, banal e këllirë.

Postimi i plotë i Agron Tufës:

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.
Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë. 
Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!
Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.

Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!