Era e ftohtë, pluhurat, lagështira e tepërt, ajri i thatë, të gjitha këto sjellin ndryshime në lëkurën tuaj. Këtu gjeni një maskë e cila largon papastërtitë dhe pasuron lëkurën me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
Në tulin e bananes gjenden substanca të cilat ndihmojnë me zbutjen lëkurës e ndërsa nga ana tjetër mjalti është plot me anti-bakterial që luftojnë papastërtitë.
Mjalti gjithashtu parandalon edhe formimin e akneve pasi largon bakteret të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.
Banania gjithashtu edhe hidraton lëkurën tuaj duke e mbajtur atë sa më të re dhe pa rrudha.
Përbërësit
1 banane
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja
Si fillim këshillohet që të qëroni bananen dhe të përdorni lëkurat e saj.
Pra me një lugë merrni tulin që gjendet tek lëkura e frutit dhe ta kaloni në një tas të vogël bashkë me mjaltin.
Përziejeni mirë masën dhe përdoreni për të lyer lëkurën e fytyrës dhe mbajeni për 15-20 minuta.
Kur të ketë kaluar koha e nevojitur shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe më pas me të ftohtë.
Kështu i bëni edhe ushtrime poreve dhe muskujve të lëkurës duke ruajtur elasticitetin e saj.
Përdoreni këtë maskë dy apo tri here në javë për të pasur një rezultat sa më të mire. AgroWeb.org