Pema e frutit të bananes po rrezikon zhdukjen. Alarmi kryesor është për një specie të egër që rritet vetëm në Madagaskar, por që konsiderohet si thelbësore për të shpëtuar nga sëmundjet, kultivimet e mëdha të bananeve që ne hamë. Por nëse nuk shpëtojmë llojin e bananes së Madagaskarit, rrezikojmë të shohim edhe zhdukjen e të dytave, thonë kërkuesit britanikë.
Aktualisht ne konsumojmë llojin e bananes Cavendish, e cila nëse do të sulmohej nga një parazit, do të shkatërrohej me shpejtësi. I vetmi varietet që është në gjendje t’i rezistojë çdo paraziti është pikërisht bananja e Madagaskarit, por që aktualisht kanë mbetur vetëm 5 ekzemplarë.
Pra e ardhmja e frutit ekzotik është në duart e vetëm 5 pemëve në këtë ishull të largët. Paraziti që prek bananen Cavendish quhet Panama dhe aktualisht ka prekur vetëm kultivimet në Azi, por mund të përhapet edhe në Amerikë, duke vënë në vështirësi mbijetesën e frutit. Një gjë e tillë ka ndodhur në vitet ’50, kur u zhduk lloji i bananes Gros Michel, e cila u zëvendësua pikërisht me aktualen Cavendish.