Operacioni i ndërmarrë sot në Itali me ekzekutimin e 13 urdhër-arresteve ka lidhje me operacionin policor të koduar “Polo Est” në shkurt 2014 kur në qytetin e Olbias, në verilindje të Sardenjas në Itali, ku u vunë në pranga 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë dhe ka sekuestruar 18 kg drogë.
Hetimi i koduar “Polo Est”, nisi pasi po në shkurt vunë në pranga çiftin shqiptar Durim dhe Silvana Bejko 54 dhe 59 vjeç, të akuzuar për trafikim droge pasi gjatë kontrollit policor në makinën e tyre u gjetën 8.6 kg kokainë dhe 9.5 kg heroinë.
Një prej të arrestuarve është Eugert Bici, i cili është ndaluar në shkurt të vitit 2014.
Mes të arrestuarve të tjerë me kombësi italiane spikat emri i Giovani Satta ish-kryetar bashkie i komunës së Budduso-s.
Sipas medieve italiane, krerët e kësaj organizate kriminale janë Eugert Bici, Elis Pisha dhe italiani Simone Canu.
Në nivel të lartë drejtues të organizatës janë shqiptarët: Gazmir Almeta, Roland Stomina dhe Dashmir Hoxha.
Korrierë: Durim Bejko, Silvana Bejko, Vladimiro Mucci, Roland Stomina.
Shpërndarësit: Claudio Soddu, Alessandro Dessolis, Sandro Denanni, Nicola S.Pinna, Filippo Fi Costanzo, Dashmir Hoxha dhe Gino Mureddu.
Ndërmjetësit: Giovanni Satta, Alessio Salis, Alin Doboseru dhe Gazmir Almeta.
Sipas policisë italiane, kjo organizatë e drogës Itali-Holandë-Shqipëri funksiononte mbi bazën e një strukture piramidale e ndërtuar nga krerët drejtues, nivele ndërmjetëse, korrierë e trafikantë rruge. Ajo ishte e përbërë nga 23 persona, 6 prej të cilëve gjenden aktualisht të dënuar nga drejtësia italiane.